E rëndë në Durrës/ Makina përplas këmbësorin, humb jetën 52-vjeçari

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës, ku një person ka mbetur i vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në sektorin “Rinia”, ku mësohet se një automjet me drejtues R.K, 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin Gj.D, 52 vjeç dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

Policia e Durrësit në një njoftimin sqaron se aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”.

Në zonë është vendosur perimetri i sigurisë ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.