E rëndë në Itali/ Humb jetën një 42-vjeçar shqiptar, u shtyp nga makina që tentoi ta vidhte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën një 42-vjeçar shqiptar i quajtur Avni Xhumari. Ai u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm në Montefalco, Appio Tuscolano, Itali. “Unë pashë një pellg gjaku që dilte nga një makinë e parkuar para rrugës numër 41” -tha për karabinierët personi që gjeti trupin e pajetë. Ndërkohë policia vendase ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe për bashkëpunëtorin e 42-vjeçarit shqiptar, pasi të dy kanë tentuar të vjedhin disa pjesë këmbimi të një makine.Fillimisht ata e kanë ngritur me krik makinën për t’i hequr pjesët, por për shkak të vendosjes së gabuar të krikut makina ka rënë dhe ka goditur Xhumarin, i cili është përplasur me forcë në tokë.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore thuhet se vdekja e tij ka ardhur për shkak të traumës së rëndë të pësuar në pjesën e pasme të kokës. Megjithatë nuk është plotëisht e qartë nëse shqiptari ka vdekur në vend apo më pas, por siç raprotjnë mediat italiane është fakt se ai është braktisur nga bashkëpunëtori i tij.

Burimi: italy 24|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania