Përurohet lapidari i tetë dëshmorëve në fshatin Stroc të Vushtrrisë (Video, Foto)

Sot është bërë përurimi i lapidarit për tetë dëshmorët e fshatit Stroc të Komunës së Vushtrrisë, shkruan fokusi.info.

Në këtë përurim morën pjesë bashkëluftëtarë dhe qytetarë për t’i përkujtuar dëshmorët që dhanë jetën gjatë luftës në Kosovë.

Lapidari është ndërtuar me kontributin e bashkatdhetarëve të fshatit Stroc.

Emrat e tetë dëshmorëve të fshatit Stroc, për të cilët u zbulua lapidari janë:

Jashar Jashari (Duraku), Xajë Jashari, Hamdi Hajrizi, Enver Tahiri, Januz Jashari, Faik Hasani, Gëzim Hasani dhe Musa Hajrizi./Fokusi.info/