E rëndë në Kapshticë, gjendet i vdekur polici shqiptar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në pikën kufitare Shqipëri-Greqi, në Kapshticë, ku një efektiv i policisë ka gjetur vdekjen gjatë orarit të punës.

Deri më tani është bërë me dije se polici është gjetur i vdekur brenda një furgoni patrullimi.

Nga të dhënat e para mësohet se efektivi i gjetur i vdekur është identifikuar si Ajet Beqo, 62 vjeç.

Ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se 60-vjeçari, Beqo ka gjetur vdekjen për shkaqe natyrale, si pasojë e një ataku kardiak./shekulli