E rrallë/ I kërkon ministrit italian: Dua të gjej ushtarin e takuar para 21 vitesh në Kosovë

Një djalë nga Kosova, Shpend Lila, i ka drejtuar një kërkesë në “Twitter” ministrit të Mbrojtjes në Itali, Lorenzo Guerini, duke iu lutur ta ndihmonte për të gjetur një ushtar italian përmes një fotoje të vitit 1999.

Me rastin e 21-vjetorit të nisjes së misionit të Nato-s në Kosovë, pas kësaj kërkese Ministria italiane u vu në lëvizje, duke gjetur identitetin e ushtarakut që në atë kohë ishte një vullnetar i Ushtrisë që shërbeu dikur në luftën e Kosovës.

“Nëse Forcat e Armatosura italiane janë kaq të vlerësuara edhe jashtë është për përgatitjen e njohur profesioniste, vendim me të cilën ushtarakët tanë operojnë në botë. Edhe për histori humane si kjo”, komentoi Guerini.