E shtrirë në rrugë, banorët e rrethojnë gruan që u mbyt në Pejë

Një grua e moshës 43 vjeçe është vrarë sot në Pejë. Dyshimet e para janë se vrasësi është burri i saj.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një grua e moshës 43 vjeçare është gjetur e vdekur në Pejë.

“Sot më 24 8 rreth orës 12.50 një qytetar ka informaur policinë se në rrugën “Remzi Hasani” në Pejë një person i gjinisë femërore ka qenë e shtrieë në rrugë dhe është identifikuar. Sh.R e lindur më 1975 nga Gjakova”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Policia bashkë me autoambulancën e kanë dërguar viktimën në spital ku është konstatuar edhe vdekja e saj prej mjekëve.

“Njësitë relevante kanë dalë në vendin ne ngjajres. Është njoftuar prokurori i shtetit. Është shikuar vendi i ngjarjes”, thuhet më tej në përgjigje.

E njëjta është e komnunitetit rom.

Rastin e ka raportuar edhe gazetari nga Peja, Adnan Hysenaj.