E sulmojnë 92-vjeçarin në Gjakovë dhe ia vjedhin 200 euro

Sot rreth orës 17:00 në rrugën “Mazllom Llakuci” në Gjakovë ka ndodhur një grabitje ndaj një 92-vjeçari ku dy persona të panjohur e kanë sulmuar dhe i kanë marrë portofolin në të cilin kishte 200 euro.

Rastin e ka konfirmuar për ‘Zërin” zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj.

Sipas Xhurkajt, 92-vjeçari ka kërkuar ndihmë në QKMF në Gjakovë, pasi që ka marrë lëndime në kokë dhe në dorë.

Ndërkaq, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Sot rreth orës 17:00 në rrugën “Mazllom Llakuci” në Gjakovë ka ndodhur një grabitje, një i moshuar i lindur në vitin 1928, ka kërkuar ndihmë në QKMF në Gjakovë dhe nga aty e kanë lajmëruar rastin në polici se dy persona të panjohur e kanë sulmuar dhe ia kanë marrë portofolin në të cilin i kishte 200 euro. Viktima ka marrë lëndime në kokë dhe në dorë. Rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar Xhurkaj.