E thotë Enver Hasani: Çfarë ndodhë nëse vota e deputetit Arifi shpallet e pavlefshme?!

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka treaguar në emisionin dPT te Fidani në T7 se cfarë do të ndodhë nëse Kushtetuesja shpallë të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.

“Nëse shpallet e pavlefshme, atëherë kthehemi tek Kurti”, tha ai.

“Kurti kthehet në pozitën ku ishte në fillim. Do të thotë zgjedhë se a do t’i dërgojë letrat famoze përsëri u.d. presidentit. Unë isha kundër këtij vendimi ju e dini. Ishte i padrejtë vendimi i Kushtetueses pasi merrej me sjelljet e Albinit me letra. Por kjo nuk është drejtësia. Ajo duhet të merrej me faktet. Tani është në dorë të u.d. të presidentes. Ajo mund të zgjedhë. Mund të zgjasë edhe deri në pafundësi. Vendimi ka qenë shumë i pabazë”, shtoi ai