Haradinaj-Stublla: Kërkesa e Bidenit për Serbinë është njohja reciproke

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidate për deputete, Meliza Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Facebook, tha se Biden e cilëson njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si objektiv të dialogut.

Ajo theksoi se Aleanca prej shumë kohësh ka kërkuar këtë qartësi edhe nga Bashkimi Evropian si ndërmjetësues.

Për arritjen e Marrëveshjes Finale, hapat e mbetur duhet të jenë:

1. Definim i parimeve të Marrëveshjes; dhe

2. Përcaktim i kornizës kohore për arritjen e saj.

Faleminderit sërish, Amerikë”, shkroi Haradinaj-Stublla. /Fokusi.info/