Edhe 60 infermierë nga Shqipëria nisen për në Itali në betejën kundër Coronavirusit

Një tjetër nismë humanitare e Shqipërisë është marrë pas ndihmës që i dha Italisë fqinje me 30 mjekë dhe infermierë për të luftuar COVID-19. javë më parë.

Report Tv mëson se një grup tjetër infermierësh, prej 60 personash, është nisur drejt Italisë për të kontribuar për situatën ndaj pandemisë.

Një nga infermieret, Manjola Rama, është shprehur se kjo është një ndihmë ndaj shtetit italian.

“Ne sot jemi mbledhur për një si ndihmë për shtetit italian. Jemi rreth 60 infermier, jo të gjithë të punësuar. unë kam qenë zëvendësuese në QSUT, deri sa të presim radhën vendosëm që të ndihmojmë Italinë. Na njoftuar dy javë më parë. E dimë që do kemi viruse dhe në do të japim maksimuin si staf që jemi, dhe besoj që do dalim faqebardhë. Unë jam nënë me tre fëmijë, janë mërzitur. Nuk kemi bërë trajnim, por unë që kam punuar, e di si është puna, trajnimi, na kanë thënë që do trajnohemi atje dhe pastaj do fillojmë punë. Janë nga gjithë Shqipëria. Ne do të shkojmë në Romë, por spitalin e vendosin ato. Mesazhi është për të gjithë që të mbajnë distancë, rregullat e higjienës dhe do të dalim faqebardhë”, tha infermierja.