Edhe Britania e Madhe godet Serbinë në OKB: S’mund të lejojmë mosndëshkimin e krimeve të 1999’ës

Serbia sot ka pasur një mbledhje jo të lehtë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, dy shtetet e fuqishme Gjermania dhe Britania, kanë deklaruar se ajo duhet t’i zbardhë krimet e luftës të bëra ndaj shqiptarëve.

Pas Gjermanisë, edhe Britania e Madhe ka goditur Serbinë duke thënë se nuk mund të lejojmë mosndëshkimin e krimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Britania mirëpret dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, mirëpo thonë se krimet e bëra gjatë luftës nuk mund të kalojnë pa u ndëshkuar.

“Ne nuk mund të lejojmë që krimet e luftës të kryera në kohën e konfliktit të vitit 1999 të kalojnë pa u ndëshkuar. Ne nxisim autoritet e Serbisë dhe Kosovës të punojmë së bashku në trajtimin të punojnë së bashku në trajtimin e këtyre krimeve historike”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Britania e Madhe në Twitter.