Edhe një figurë e lartë e ish-UÇK-së ftohet nga Specialja (foto)

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe ish-komandantin e UÇK-së nga Zona Operative e Nerodimes, Shukri Bujën.

Kjo është bërë e ditur nga vet Buja, përmes një njoftimi, ku ka thënë se intervistimi i tij do të bëhet me 17 korrik të këtij viti.

Buja e ka thënë se ‘kjo gjykatë është politike, e njëanshme dhe e dëmshme për Kosovën’.

“Ju njoftoj se kam marrë ftese nga dhomat e specializuara, prokuroria e specializuar për t’u paraqitur në Hagë, me 17.010.2019. Pavarësisht qëndrimit tim se kjo gjykatë është politike, e njëanshme dhe e dëmshme për Kosovën, do t’i përgjigjem kësaj ftese”, ka thënë Buja.

Deri më tani, publike janë bërë ftesat për Sami Lushtakun, Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna, Nazim Mehmeti, Safet Syla.