Çitaku për sulmet e këshilltarëve të Kurtit ndaj Ali Ahmetit: Nuk hyn lideri i juaj në libra të historisë duke i ofenduar ju çlirimtarët e kombit

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj sulmeve të këshilltarëve të kryeministrit, Albin Kurti ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Çitaku ka kritikuar ashpër reagimet e tyre, duke thënë se “kuazi-filozofat e Kurtit, që vetëm urrejtje dhe sharje kanë sjellë ndër shqiptarë”.

“Sot, kuazi-filozofat e Kurtit, që vetëm urrejtje dhe sharje kanë sjellë ndër shqiptarë, e ofendojnë Ahmetin si “plak” e “ pensioner”. Nuk hyn lideri i juaj në libra të historisë duke i ofenduar ju çlirimtarët e kombit.” – ka shkruar ndër të tjera ajo.

Shkrimi i plotë:

Ali Ahmeti ka qenë bashkë-themelues dhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Ka arritur te sjellë liri për shqiptarët në dy shtete ndërsa me urtësi ka arritur ndoshta më shumë se kushdo tjetër në Maqedoninë fqinje, ta antarësoj këtë shtet në NATO.

Sot, kuazi-filozofat e Kurtit, që vetëm urrejtje dhe sharje kanë sjellë ndër shqiptarë, e ofendojnë Ahmetin si “plak” e “ pensioner”. Nuk hyn lideri i juaj në libra të historisë duke i ofenduar ju çlirimtarët e kombit.

Si nuk gjetët nje trohë modesti e dinjitet pas tre vitesh pushtet të pakufizueshëm por të dështuem.