Edhe një person goditet nga rryma, vdes në vend

Një person ka vdekur sot si pasojë e goditjes nga energjia elektrike.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:00 në Deçan. Viktima është nga fshati Strellc i Epër.

Policia ka nisur hetimet përkitazi me rastin.

Vlen të theksohet se një rast i tillë ka ndodhur dje edhe në Suharekë ku një person mbeti i vdekur pas goditjes nga rryma.

Me vendim të prokurorit trupi i tij është dërguar për obduksion.