Edhe një rast i ri me koronavirus në veri të Kosovës

Shtabi i Situatave të Urgjencave në Veri të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është infektuar edhe një person më Covid-19 në këtë pjesë të vendit.

I infektuari është banor i Leposaviqit, raporton Radio Kontakt Plus.

Deri më tani, gjithsej 116 persona janë infektuar me Covid-19 në zonat e banuar me serbë në Kosovë, nëntë kanë vdekur dhe 96 janë shëruar.

Sipas komunave, në Mitrovicën e veriut janë 43 pacientë me Covid-19 (tre të vdekur, 40 të shëruar), në Zveçan 25 (një i vdekur, 23 të shëruar), në Zubin Potok 24 (një i vdekur, 20 të shëruar) dhe në Leposaviq 24 (katër të vdekur, 13 të shëruar).