Edhe një shqiptar i vrarë dje në Vjenë, zbulohet identiteti i tij!

Nexhip Vrenezi është shqiptari i vrarë nga sulmi terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë të Austrisë.

20 vjeçari nga Struga raportohet se ka ndërruar jetë pasi është qëlluar.

Indeksonline ka siguruar një fotografi të shqiptarit nga Maqedonia Veriore.

Ndryshe, njëri prej atentatorëve të përfshirë në rastin e djeshëm ishte Kujtim Fejzulai

Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer: Atentatori i vrarë, 20-vjeçar ka rrënjë “nga Maqedonia veriore”

“Heute.at”: Në mesin e të dyshuarve ka të rinj nga Vjena, Kosova, Bangladeshi, Çeçenia dhe lokalitetet austriake St. Pölten dhe Mödling.