Edhe partia e Ramush Haradinajt “bojkoton” Vjosa Osmanin

Pas PDK-së, edhe AAK ka vendosur që mos të qëndroj në seancë në fjalimin e fundvitit të Vjosa Osmanit.

Sipas AAK-së, presidentja ka dështuar të përmbushë obligimet e saj kushtetuese.

“Grupi Parlamentar i AAK-së nuk do të marrë marrë pjesë në adresimin e Presidentes së Republikës së Kosovës. Për AAK-në, Presidentja e shtetit ka dështuar t’i përmbushë obligimet e saj si presidente e vendit, për të përfaqësuar unitetin e popullit, duke qenë në shumicën e rasteve në shërbim të kryeministrit dhe në funksion të agjendës së tij” thuhet në njoftimin e grupit parlamentar të AAK-së.