PZAP ia refuzon ankesën edhe Lirije Kajtazit

Lirije Kajtazi është njëra nga kandidatet për deputete e cila kishte drejtuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Por në njoftimin e fundit të bërë nga PZAP bëhet e ditur se ankesa e saj është refuzuar.

PZAP theksoi se ankesa e bërë nga Lirije Kajtazi, kandidate për deputete nga subjekti politik, Lidhja Demokratike e Kosovës i paraqitur kundër vendimit të KQZ-së , ku pas kësaj kërkohej rinumërimi i votave në pesë vendvotime, është refuzuar.

Nga PZAP u tha se ankesën e Kajtazit e kanë pranuar me datën 05.03.2021, ku edhe pretendohej se ka pasur parregullsi në disa pika të vendvotimeve.