Edhe të mërkurën nxehtë, të enjten ulje e temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situata meteorologjike mbetet e ngjashme edhe ditën e mërkurë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Ndërkaq, IHMK njofton se të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

“Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius”, ka njoftuar IHMK, ndërsa ka bërë me dije se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9m/s.