Shala-Mujës: Bekim Haxhiu ta ka pru picën në stacion të policisë kur je kanë i arrestum për korrupsion

Debat i ashpër po zhvillohet sot në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Një replikë interesante u zhvillua mes deputetit të VV-së, Armend Muja dhe atij të PDK-së, Ferat Shala.

Ky i fundit, iu drejtua Mujës duke i thënë se ka problem me kolegun e tij të partisë, Bekim Haxhiu i cili siç thotë Shala, “ia ka dërguar picën në stacion të policisë”, kur Muja ishte i akuzuar për korrupsion.

“Ta ka pru picën në stacion të policisë, të ka nxjerr prej burgu për korrupsion”, tha Shala.