Edhe Zvicra nis qentë shpëtues për në Shqipëri

Qentë shpëtues nga ekipi zviceran “Red Dog” janë nisur për në Shqipëri për t’i dal në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti i fuqishëm.

Këtij ekipi do t’i bashkangjitet edhe një skuadër kërkimesh nga Turqia e quajtur GEA.

Së bashku do të bëhet kërkimi për njerëzit e mbetur nën rrënoja dhe njerëzit e lënduar që do të kenë nevojë për ndihmë.

Ekipi me vete ka edhe një mjeke.

Deri më tani janë shënuar 15 viktima dhe mbi 600 të lënduar nga kjo fatkeqësi.