Edi Rama nga Vlora publikon video me ‘çikat e Kosovës’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ndodhet në Vlorë me rastin e shënimit të 109-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ka publikuar një video.

Rama në videon e publikuar në profilin e tij në Facebook ka thënë se ky është një moment të veçantë me çikat e Kosovës.

“Pranë Shtëpisë së Flamurit me çikat e Kosovës që kanë zbritur sot në Vlorë”, ka shkruar ai.