Edin Dzeko arrin marrëveshje me Inter

‘Sky Sport Italia’ pretendon se sulmuesi i Romës, Edin Dzeko ka arritur marrëveshjen për një transferim tek Inter, ku do të ribashkohet me Radja Nainggolan.

Interesi i zikaltërve për boshnjakun nuk është një thashethem i ri, por këtë herë raporti sugjeron se marrëveshja është arritur, të paktën mes lojtarit dhe klubit, transmeton telesport.

Teksa kontrata aktuale me Roma-n skadon në qershorin e vitit 2020, akoma nuk është propozuar asnjë rinovim.

Dzeko ka që prej vitit 2015 në Stadio Olimpico, kur iu bashkua nga Manchester City.

Deri tani këtë sezon, 33-vjeçari ka shënuar 14 gola duke përgatitur edhe 11 të tjerë në 39 ndeshje kompetitive, por vetëm nëntë nga këto gola janë shënuar në Serie A.