Edita Tahiri: Pa VV’në, Vjosa Osmani s’do të ishte askush

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri thotë se pa Vetëvendosjen Vjosa Osmani s’do të mund të bëhej gruaja më e votuar në vend.

“Votat i ka Albin Kurti. Qeveria është e Albin Kurtit. Vjosa Osmani është presidente pse janë votat e presidentes përndryshe, sa për listën e vetë s’kish mujt kerkund me qenë”, tha Tahiri në Pressing.

“Por ajo është gruaja më e votuar në Kosovë?”

“Jo, me votat e Vetëvendosjes, jo të sajat. Po të kishte dalë me listën Guxo dhe të kishte marrë këto vota, dakord me ty, këto janë votat e vetëvendosjes.”, theksoi Tahiri.

Kur kam dalë unë në vitin 2007 në zgjedhje me PDK’në. Isha parti e vogël, por ishte parti reformatore që unë lojërat e mija i realizova diku. Unë kam fituar diku 36 mijë vota. Pse? Sepse elektorati i PDK’së. E njëjta situatë është me Vjosa Osmanin. Po të mos ishin votat e Albin Kurtit e Vetëvendosjes, s’kishte mujt me i marrë”, sqaroi Tahiri.