Efektet e mrekullueshme të fikut në organizëm

Të gjitha llojet e fiqve janë të pasur me fibër dietike, minerale si kaliumi, kalciumi, magnezi, hekuri, bakri dhe vitaminat A, B, E dhe K. Fiqtë janë të pasur edhe me sheqerna dhe kanë një nivel të lartë glicemie.

Ekspertët rekomandojnë shoqërimin e fiqve me ushqime që kanë nivel të ulët glicemie, siç mund të jenë arrat, bajamet apo perimet. Ngrënia e këtyre ushqimeve së bashku me fiqtë bën që sheqeri të përthithet më ngadalë në gjak.

Të freskët ose të thatë, fiqtë janë përdorur në mjekësinë tradicionale për të zbutur dhimbjet e dhëmbit, trajtuar problemet me tretjen, heqjen e toksinave, forcimin e thonjve dhe heqjen e njollave. Fiku rekomandohet për njerëz që vuajnë nga pamjaftueshmëria e hekurit, pasi është një burim i mirë i këtij minerali. Fiqtë rekomandohen për njerëzit që vuajnë nga problemet me tretjen dhe janë në fakt miku më i mirë i sistemit tretës për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrës. Rekomandohet që fiqtë e thatë të mbahen në ujë për disa orë dhe më pas të pini lëngun dhe të hani frutat.

Fiqtë janë shumë të mirë për të pastruar organizmin nga toksinat dhe janë një ndër ushqimet unike me alkalinë. Ato balancojnë nivelet e aciditetit që zakonisht ngrihen kur konsumoni shumë mish ose ushqime të përpunuara.

Fiqtë, veçanërisht ato të thatët janë të pasur me kalcium, që është një nga përbërësit më të rëndësishëm që ndihmojnë kockat dhe mbajnë larg sëmundjen e osteoporozës. Lëngu i fikut është efikas kundër kollës së thatë, astmës, fytit të lënduar dhe sekrecioneve. Zieni fiqtë në ujë (një ose dy fiq në një filxhan ujë) për disa minuta dhe piheni lëngun disa herë në ditë.

Fiqtë ulin tensionin e gjakut falë përmbajtjes së lartë të kaliumit, një mineral që mban tensionin e gjakut nën kontroll. Njerëzit që konsumojnë pak ushqime të pasura me kalium dhe shumë kripë janë të predispozuar të vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. Fiku dhe gjethet e tij ulin nivelet e triglicerideve. Kur ky nivel është shumë i lartë, atëherë po aq janë edhe gjasat që ju të përjetoni një atak në zemër ose goditje në tru. Fiqtë përmbajnë omega-3, omega-6 dhe fitosterolë që ulin nivelet e kolesterolit. Fibra ndërlidhet me kolesterolin dhe e nxjerr atë jashtë trupit./gsh