Efikasiteti i Policisë së Kosovës: Brenda pak orëve kapen hajnat që dyshohet se ia vodhën 1 mijë euro qytetarit nga Podujeva

Pesë ditë më parë, në qytetin e Podujevës, kishte ndodhur një plaçkitje e një qytetari.

Atij i ishin marrë 1 mijë euro nga kuleta e tij.

Viktima e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës, saktësisht në stacionin e Podujevës.

Pa kaluar as 12 orë të plota nga momenti i raportimit të rastit, Policia e Kosovës, ka kapur hajnat.

Kapja e tyre është bërë në Prishtinë dhe i gjithë hetimi është bërë nga ana e stacionit policor në Podujevë.

Gazeta Blic merr vesh se ndaj dy personave, të dyshuar për këtë vjedhje, janë marrë masa nga ana e Prokurorisë së Shtetit.

Të dyshuarit për këtë vjedhje janë nga qyteti i Mitrovicës.

Atyre u është caktuar parabugim prej 1 muajsh.

E gjithë ngjarjen në kushte anonimiteti e ka rrëfyer vetë viktima (emër i njohur për redaksinë).

Ai ka falenderuar Policinë për efikasitetin e treguar në kapjen e hajnave që ia vodhën 1 mijë euro.

Kohëve të fundit, janë shtuar rastet e vjedhjeve në Kosovë.

Policia në anën tjetër, është zotuar se do rrisin patrullimet për ta mundësuar sigurinë e pronës së qytetarëve.