Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit të këtij institute, gjatë ditës vranësirat mund të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

“Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale mbeten konstante, ndërsa ato maksimale parashihen të kenë rënie të lehta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.