Ekskluzive: Shkarkohet drejtori i Policisë Rashit Qalaj

Rashit Qalaj është shkarkuar nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Policisë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar vetë Qalaj.

“Posa e mora njoftimin”, ka thënë Qalaj.

Gazeta Express mëson se arsyeja e shkarkimit është “përformanca e dobët”, por zyrtarisht akoma nuk është bërë e ditur se pse u shkarkua.

Rashit Qalaj është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës në gusht të vitit 2018, sa ishte kryeministër Ramush Haradinaj.