Ekspertët ndërkombëtarë: Masat si të qeverisë Kurti nuk funksionojnë, karantinat e ashpra nuk funksionojnë

Derisa numri i ditëve të kaluara në karantinë e me ndalim-qarkullimi vazhdon të rritet shkaku i koronavirusit, shumë njerëz po pyesin: “Sa do të zgjat e gjithë kjo?” Në Kosovë për më tepër, Vetëvendosje që vazhdon ta qeveris vendin me kompetenca të kufizuara, po kërkon që të mos ketë një qeveri të re e të plotë deri pas pandemisë.

Askush në të vërtetë nuk e di përgjigjjen në një pyetje të tillë, por epidemitë dhe sëmundjet e së kaluarës mund të na japin disa hamendësime, shkruan ABC, përkthen Periskopi.

Kur SARS-CoV-2 së pari u identifikua si një virus misterioz që shkaktonte pneumoni te njerëzit u lidh me një treg të kafshëve të gjalla në Wuhan të Kinës. Ekspertët në dhjetorin e vitit të kaluar kishin shpresuar që ai do të përmbahej shpejt dhe do të zhdukej.

Sidoqoftë, virusët misteriozë të ngjashëm me koronavirusin e ri, si SARS-i në vitin 2002, ofrojnë një model. Ky i fundit kishte shkaktuar dhjetëra infeksione dhe mijëra vdekje, por për shkak të përpjekjeve që të përmbahej dhe karakteristikave të ndryshme të virusit, SARS-i u zhduk në vitin 2004.

Megjithatë koronavirusi i ri është tregim krejt i ndryshëm. Ekspertët thonë se tashmë duket e pashmangshme që ky virus të jetë mes nesh për kohë të gjatë.

ABC shkruan se nëse shihet në mënyrë realistike, virusi mund të largohet prej 12 deri në 18 muaj prej tash.

Shumë grupe të ndryshme shkencëtarësh anë e mbanë botës po punojnë në zhvillimin e një vaksine kundër Covid-19shit duke përdorur teknika të ndryshme, dhe të cilat nuk priten të përdoren deri pas 18 muajsh.

Por, megjithëse Qeveria e Kosovës ka vendosur një ndalim-qarkullimi tepër të rreptë, kjo sipas ekspertëve nuk funksionon.

“Duket si një koncept tundues (të bësh karantinë të plotë prej dy deri në katër javë), por ka një varg arsyesh pse nuk funksionon.” – shkruan ABC.

“E para, ne e dimë se koha prej kur dikush bëhet i infektuar me koronavirusin e ri deri kur ata fillojnë të shfaqin simptoma është rreth pesë ditë, mesatarisht. Shumica e njerëzve që infektohen zhvillojnë simptoma brenda 12 ditësh. Por, një në 1000 vetë nuk do të shfaq simptoma deri pas 14 ditësh. Më pas, një ditë a dy pasi të shfaqni simptomat e para, iu nisni të infektoni të tjerët. Dhe, duket se kohëzgjatja e asaj kur njerëzit i infektojnë të tjerët është tri javë, por besohet se mund të mbërrijë deri në 37 ditë. Kështu që, edhe nëse do të ishim të aftë të ndalonim transmetimin e virusit të Premten për shembull, për katër javë – nëse çdo person në çdo vend të botës në mënyrë të menjëhershme izolon vetëm për katër javë të plota – megjithatë nuk do të mjaftonte as kjo që virusi të përmbahej. Njerëzit që e morën virusin dje, do të vazhdonin të ishin infektoz në kohën kur karantina lehtësohet. Kjo është arsyeja pse ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se edhe nëse merrni masa ekstreme të izolimit, virusi prapë do të vijë.” – ka thënë Dr.Swan.