Avdullah Hoti: Dialogu të udhëhiqet vetëm nga Qeveria që është legjitime

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova ka humbur dy vite të plota “me ndërhyrjet jo kushtetuese të Presidentit dhe Qeverisë përmes ekipit dialogues në procesin e dialogut”.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se dialogu duhet të udhëhiqet vetëm nga Qeveria që sipas tij “është legjitime, bazuar në platformë që bazohet në Kushtetutën e Kosovës dhe që miratohet nga 2/3 e votave të deputetëve”.