Ekspozitë në Cyrih: Prezantohen veshjet popullore tradicionale shqiptare

Në ekspozitën e mbajtur në St. Gallen e në Cyrih të Zvicrës me 24 janar janë prezantuar veshjet popullore tradicionale shqiptare, imazhe fotografike të pikave turistike të zonave malore dhe bregdetare të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe informacione mbi kulturën shqiptare.

Vizitorët e shumtë zviceranë dhe të huaj janë njohur nga afër me këtë ekspozitë tradite, kulture dhe vlerash.

Po ashtu, sipas përfaqësuesve të Albenia Raisen, panairi i festave në St. Gallen ishte një sukses i plotë. “Njerëz të interesuar të panumërt janë informuar për Shqipërinë dhe Kosovën rreth udhëtimet tona në kabinën tonë.”

Panairi tjetë do të mbahet në Cyrih me 30 janar në Fespo, Zvicër./Albinfo.ch