“Mall për Vlorën”/ Pamje nga perëndimi i diellit në qytetin bregdetar (video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video nga Vlora ku pasqyrohet perëndimi i diellit, në ditën e pashkëve.

“MALL PËR VLORËN”,- u shpreh Kryeministri Rama.

Në këto javë të masave të distancimit social për frenimin e epidemisë së koronavirusit, shumë qytetarë kanë mall për shëtitjet në natyrë apo vendet e tyre të preferuara. Natyra vijon të shfaqet madhështore përkundër gjithçkaje.