Ekstradohet i shumëkërkuari Leutrim Latifi në Kosovë

I shumë kërkuari Leutrim Latifi është ekstraduar nga Mali i zi për në Kosovë.

Burime të “Indeksonline” mësojnë se Latifi, që konsiderohej person me rrezikshmëri të larë, është duke u intervistuar nga autoritetet kosovare.

Arrestimi i tij ishte bërë në mes të muajit shkurt në Mal të Zi.

Latifi bashkë me Kastriot Shalën dhe Ridvan Ademin prej disa muajsh ndodheshin në arrati për t’iu shmangur arrestit policor.