Ekzekutim të tillë të penalltisë nuk keni parë (video)

Në futbollin anglez, saktësisht në Championship, këtë fundjavë janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së tretë.

Barnsley mirëpriti Charltonin, në ndeshjen që përfundoi barazim, 2:2.

Kjo përballje ka dhuruar një moment qesharak.

Bëhet fjalë për një penallti të ekzekutuar nga Lyle Taylor. Lojtari vendosi të ekzekutojë penalltinë duke ecur, për ta dërguar topin në portën kundërshtare.