Ekzekutimi i biznesmenit në Vlorë/ Kjo është “Pista” e re e hetimeve

Një atentat mafioz ndodhi ditën e sotme rreth orës 13.00 të kësaj të hëne në lagjen Hajro Cakërri në Vlorë ku mbeti i vrarë Bledar Bircaj, biznesmen në qytetin e Vlorës. Atentatorët pasi kryen atentatin u larguan me shpejtësi në drejtim të fshatrave të Vlorës, ndërsa uniformat blu u vunë në ndjekje të tyre, por pa asnjë rezultat. Blutë thanë se ishin në gjurmë të makinës dhe po e ndiqnin në rrugën e lumit të Vlorës, por 5 orë pas ngjarjes ende asnjë shenjë nga makina apo atentatorët.

Ndërkohë, burime nga grupi i ekspertëve thonë se personi që ka qëlluar në drejtim të makinës tip “BMV” dyshohet të jetë profesionist. Kjo pasi plumbat e lëshuar në drejtim të objektivit kanë qenë të orientuara dhe me shenjë drejt viktimës, ndërsa zëra thonë se atentati i sotëm është në vazhdën e vrasjeve të ndodhura në vitet e fundit në qytetin bregdetar. Një luftë hakmarrje mes bandave të qytetit që shënojnë një numër të lartë viktimash. Banda të njohura në Vlorë si ajo e Belgjikës dhe e Spanjës./JOQ