Veseli takon banorët e disa fshatrave në veri

Kryetari i Kuvendit të Kosovë, Kadri Veseli e ka konfirmuar vizitën e tij në Zubin Potok pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore atje.

Përmes një postimi në Facebook, ai e ka përcjellur mesazhin se nuk do të lejohen tensione e as provokime.

“Shkova dhe bisedova me banorët e fshatit Çabër të komunës kosovare të Zubin Potokut, për t’i qetësuar dhe siguruar ata se shteti i Kosovës mbetet i përkushtuar për të vendosur rendin dhe ligjin në çdo pjesë të Kosovës. Ne nuk do t’i lëmë asnjëherë vetëm ata. I sigurova që, me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë perëndimorë, ne do t’ia dalim të ndërtojmë një shtet liberal-demokratik të së drejtës e sundimit të ligjit. Do të ndërtojmë një shtet ku të gjithë qytetarët të bëjnë jetën e tyre të qetë dhe të sigurt në vendin e tyre”, ka shkruar Veseli në një postim në faqen e tij në Facebook.