Ekzekutimi i çiftit Pasho në Itali, hetimet për vrasjen marrin një tjetër kthesë

Hetimi për kufomat e gjetura në valixhe të çiftit shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho ka marrë një kthesë të re. ADN-ja jo e plotë që i përkiste një personi të panjohur, një burri, u gjet në dorezën e njërës prej çantave. Ky është rezultati i analizave të kryera nga Karabinierët e Romës në emër të Prokurorit Publik të Firencës. Në apartamentin që ndodhi krimi janë gjetur edhe gjurmë të tjera të ADN-së së përzier.

Lidhur me zbulimet e fundit, avokati i Elona Kalesha, Fabio Febbo, shpjegoi se mungesa e ADN-së së një gruaje në dorezat e valixheve do të ishte prova se bagazhet me të cilat gruaja u pa të dilte nga shtëpia në Felice Fontana ku besohet se ndodhi krimi, nuk ishin ato me kufomat e Shpëtimit dhe Tauta Pashos. Për më tepër, gjurmët e ADN-së në apartament mund t’u përkasin njerëzve krejtësisht të palidhur me hetimet, pasi që apartamenti ishte dhënë me qira deri në vitin 2020. Tani pritet krahasimi me ADN-në e tre personave të hetuar.