Elezi flet për procesin e rinumërimit të votave në QNR, tregon se kur do publikohet rezultati

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka mbajtur një konferencë shtypi lidhur me procesin e rinumërimit të votave.

Ai tha se janë numëruar vetëm votat e kandidatëve të AAK-së.

Në vazhdim do të rinumërohen votat edhe në vendvotime të tjera për të cilat ka vendosur PZAP-ja.

“Në QNR, KQZ -ja është duke vazhduar vendimet e PZAP-së për rinumërimin e votave të vendvotimeve te caktuara pas ankesave të kandidatëve.

Dje kemi filluar numërimin e votatve me kusht, sot në mesditë kemi përfunduar numërimin e votave nga jashtë. Kemi numëruar vetëm votat e kandidatëve për deputetë të AAK-së.

Ne vazhdim duhet numëruar votat e vendvotime të tjera, 134 vendovitme për të cilat ka vendosur PZAP-ja dhe 7 me vendim të KQZ-së ato do të rinumërohen në QNR.

E rëndësishme se ky proces do të përfundojë së shpejti, bëhet fjalë vetëm për rinumërim të votave të AAK-së.

Sa u përket rezultateve të cilat janë rinumëruar në QNR do të publikohen në një kohë sapo të jenë të gatshme, sapo të përfundojnë të gjitha procedurat në QNR”.