Eliminohet Prishtina nga skuadra amatore në garat evropiane

Prishtina është eliminuar përfundimisht nga garat evropiane.

Nënkampionët e Kosovës janë mposhtur nga skuadra amatore e Gjibraltarit, St Josephs me rezultat 2-0.

Skuadra kosovare e pësoi nga lojtarët e vet, pasi që Leotrim Bekteshi dhe kapiteni Armend Dallku u ndëshkuan me karton të kuq në fillim të pjesës së parë.

Vendasit shfrytëzuan superioritetin numerik dhe në minutën e 75-të shënuan edhe golin e parë me anë të Villar.

Pesë minuta më vonë Juanfri dyfishoi rezultatin për ta lënë të pashpresë skuadrën e drejtuar nga Mirel Josa.

St Joseph’s me këtë fitore do të kenë nderin të luajnë me skuadrën e Steven Gerard, Rangersin.