Eliza Hoxha u kërkon ndihmë qytetarëve, babai i saj ka nevojë për gjak, është i infektuar me koronavirus

Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha, ka njoftuar se babai i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët.

Hoxha, përmes një postimi në Facebook kërkoi nga qytetarët që t’i dalin në ndihmë duke i siguruar plazmën e gjakut babait të saj.

Ky është postimi i plotë:

‘’ Pershendetje miq,

E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për babin, andaj persona që kane vullnetin e mire dhe sapo e kane kaluar Covidin e që e kanë grupin e gjakut A-Pozitiv apo A-Negativ të lajmërohen në QKUK, Transfuzionin e gjakut për dhurim nesër e pasnesër deri ne ora 14:00.

Na duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa.

Ju faleminderoj paraprakisht për vullnetin e mirë dhe ndihmën.

Ps. Për detaje ju lutem na shkruani edhe në inbox ose mund të lajmëroheni në 044147690.”