Elshani jep detaje për bastisjen e sotme në Zveçan

Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” lidhur me operacionin e sotëm në veri ka thënë se kanë asistuar në këtë veprim në Zveçan.

“Gjatë kësaj bastisjeje, Krimet Ekonomike kanë bastisur lokacionin, kanë konfiskuar disa pije aloolike. Për neve ka qenë e rëndësishme që nuk ka pasur asnjë problem gjatë bastisjes dhe gjithçka ka shkuar në rregull”, ka thënë Elshani, duke shtuar se kjo ishte një asistencë normale dhe rutinore.

Lidhur me operacionet e fundit në veri, ai ka thënë se nuk kanë informacione të mjaftueshme nëse janë etiketuar rastet dhe sipas tij, për këto kanë më shumnë informacione hetuesit dhe Prokuroria Speciale.

Elshani është shprehur se gjendja e përgjithshme e sigurisë në veri është e qetë por njëkohësisht dhe delikate.

“Për ne është e rëndësishme të dijmë se si të reagojmë…”, ka thënë ndër të tjerash ai.