Endrit Shala këshilltar i zv/kryeministrit Fatmir Limaj, e ka mohuar se ministri i Arsimit do të shkarkohet.

“Ministri nuk do të shkarkohet”, ka thënë Shala për lajmi.net

Ky reagim vjen pasi lajmi.net raportoi më herët se kryeministri Haradinaj do ta shkarkojë ministrin e Arsimit sot gjatë ditës.

Burimet brenda qeverisë e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë edhe me vetë ministrin Bytyqi, por ky i fundit nuk e ka hapur telefonin.

Shkarkimi i ministrit Bytyqi mund të ndodhë pas përjashtimit të Kosovës nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ministri i Bytyqi në fillim të detyrës së tij kishte shkarkuar bordin e Agjencisë së Akreditimit, i cili kishte thënë se këtë vendim e kishte marrë së bashku me kryeministrin. /Lajmi.net/