Këtë përgjigjje ia dha Kurti – Mustafës për ofertën e fundit

Lëvizja Vetëvendosje, e ka refuzuar edhe ofertën e sotme të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në takimin që përfundoi para pak minutash, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, shpalosi një ofertë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Siç mëson Veriu.info nga burime brenda LDK-së në takimin e sotëm Isa Mustafa ia ka bërë të njëjtën ofertë Albin Kurtit, për t’ia dhënë një ministri më tepër në kohën kur do të zgjidhet presidenti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por, që këtë ofertë e ka refuzuar kreu i VV-së, Albin Kurti.

“Ende qatu jemi të bllokuar, te çështja e presidentit, Mustafa e dha propozimin që kur ta merr LDK presidentin, i kthehet një ministri VV-së, pra bëhen 6 me 4. Por, VV nuk po e pranon këtë ofertë”, tha ky burim për veriu.info

Deri tani dy partitë janë marrë vesh që ministritë t’i ndajnë 5+5, dy do t’iu takojnë minoriteteve ndërkohë VV do të marrë kryeministrin dhe LDK kryetarin e Kuvendit dhe kërkon gjithashtu të ketë presidentin.