Enver Hoxhaj emërohet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka propozuar emrin e ri për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Në emër të grupit parlamentar ka propozuar deputetin Enver Hoxhaj si nënkryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Më parë në postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së ishte Bedri Hamza, i cili tashmë është zgjedhur Kryetar i Komunës së Mitrovicës nga zgjedhjet lokale të zhvilluara më 17 tetor.

Pas hedhjes në votim të propozimit të Abelard Tahirit për Enver Hoxhajn, me 80 vota për dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim Enver Hoxhaj është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.