Eprori i lartë i UÇK-së, Salih Mustafa, e ka dorëzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme të Hagës

Eprori i lartë i UÇK-së, Salih Mustafa, edhe zyrtarisht e ka dorëzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme të Hagës.

Në kërkesën e avokatit Julius Von Bone, ai ka kërkuar që Cali të shpallet i pafajshëm ose rasti të kthehet në rigjykim. Kjo sipas tij, duke u bazuar në shkelje ligjore e kushtetuese që janë bërë në dy shkallët e para e ku Mustafa së pari u dënua me 26 vjet burg, kurse Apeli e uli në 22.

Sipas ankesës së avokatit të Mustafës, në pikën 1, 2 dhe 3, aktgjykimet e Speciales kanë pasur shkelje të Ligjit, Kushtetutës dhe Konventës për të Drejtat e Njeriut. Në këtë ankesë, theksohet se rasti i Mustafës nuk është gjykuar siç duhet. Kjo duke përmendur dyshimet rreth një vrasje, ku në trupin e viktimës ishte gjetur një plumb i cili nuk dihej se kujt i takonte.