Zv.ministri Zogiani reagon ndaj Presidentit Thaçi për cilësimin “grupi i Kurtit”

Zv.ministri i Infrastrukturës në detyrë, Avni Zogiani i ka reaguar presidentit Thaçi për përdorimin e vazhdueshëm të cilësimit “grup i Kurtit” për kryeministrin dhe njerëzit e tij me fjalë mjaft të ashpra.

Presidenti Thaçi përsëriti akuzën e tij se Kurti ishte uzurpator i zyres së kryeministrit dhe përsëriti cilësimin e tij “Grupi i Kurtit”.

Zogiani e ka quajtur Thaçin “president në rënie”, ndoshta duke iu referuar shtatë muajve të mbetur të këtij të fundit deri në mbarim të mandatit.

Më tej, ai e ka lidhur Thaçin me “krimin në politikë” duke thënë se ai njërën këmbë e ka në të kaluarën për shkak të perëndimit të kësaj kohe.

Statusi i plotë:

“Kurti me grupin e tij” jane qeveri e Republikes se Kosoves, jane dhe do te jene fitues te zgjedhjeve.

Ti je president ne renje!

Tashme njeren kembe e ke ne te kaluaren, sepse eshte duke perenduar koha e krimit ne politike!