Erdogani ngre tonet ndaj Greqisë: Çmilitarizoni ishujt tani, s’do të qëndrojmë duarkryq

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan insistoi sërish në retorikën e tij për çmilitarizimin e ishujve grek në Egje.

Në një intervistë pas përfundimit të takimit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë Turke, për televizionin CNN Turk dhe Kanal D, Erdogani tha se SHBA nuk i trajton njësoj vendet anëtare të NATO-s.

Ndonëse Greqia dhe Turqia janë pjesë e NATO-s, Turqia po trajtohet padrejtësisht nga SHBA, theksoi Erdogani.

“SHBA-të nuk po i trajtojnë vendet e NATO-s në mënyrë të drejtë. Si Greqia, ashtu edhe Turqia janë anëtarë të Aleancës. Jemi në top 5 të NATO-s. Jemi në një pozicion shumë të rëndësishëm. Është e papranueshme që SHBA të dërgojë kaq shumë armë, automjete dhe pajisje në ishuj grekë”, ka thënë Erdogani.

“Ata duhet të çmilitarizojnë ishujt tani. Greqia nuk duhet të joshet nga SHBA-ja. SHBA-ja nuk është e lidhur me Lozanën. Ne i kemi bërë paralajmërimet e nevojshme SHBA-së dhe Greqisë përmes Ministrisë së Jashtme. SHBA nuk do të gjejë një aleat si Turqia. Ishujt janë një zonë e çmilitarizuar. Ata duhet të çmilitarizojnë ishujt tani. Sipas Traktatit të Lozanës, këta ishuj kanë një status të veçantë. Ne presim që SHBA-ja të mos e tërheqë Greqinë poshtë. Për këtë bëhet fjalë në njoftimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. ShBA-ja ose injorimi ose inkurajimi i Greqisë për të kërcënuar paqen dhe stabilitetin po çon në një garë armësh. Ne do të ndalemi; Ne do t’i ndërmarrim këto hapa. Ne kemi rreth 40,000 trupa atje. Militarizimi nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha presidenti turk. /abcnews.