Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të fitur se sot do të jetë mot me shi.

Në njoftim, bëhet e ditur se këto reshje gjatë natës do të shndërrohen në borë.

“Parashihet një javë kryesisht më dinamike. Nesër gjatë ditës do të ketë reshje shiu të cilat gjatë natës do të shndërrohen në borë”, thuhet në njoftim.

Tutje, IHK-ja ka bërë të ditur se temperaturat minimale parashikimit do të lëvizin ndërmjet -5 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.