Është çmenduri të akuzohemi ne, pse dalin sekretet e kësaj Gjykate

Nasim Haradinaj, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës ka akuzuar Gjykatën Speciale se po mundohet të hedhë diku tjetër fajin e vet.

Ai ka komentuar aktakuzën ndaj tij dhe ka thënë se është çmenduri të akuzohet ai për disa dosje që kanë dalë nga Gjykata Speciale dhe i janë sjellë OVL-UCK-së.

Ai ka thënë se kjo që po bën Gjykata e Prokuroria Speciale është çmenduri dhe jo drejtësi.

“Për mua dhe këdo që ka vetëm pak logjike nuk ka si kuptohet ndryshe vetëm se jo prokurori dëshiron të kërkojë fajin diku tjetër pra në Kosovë. Ne duhet të përgjigjemi se pse ju dolën sekretet e tyre dhe u sollën

Ato ishin me mijëra fletë e faqe, OVLUÇK nuk ka qenë fajtore dhe nuk duhet të fajësohet se jëri nga këta ka nxjerrë sekretet e tyre.

Ju nuk duhet të çuditeni tek ne sepse ne kemi qenë gjithmonë dyshues në këtë prokurori. Kush i nxjerri ato

Është çmenduri dhe aspak drejtësi.”, ka thënë ai./Fokusi.info/