Është gjetur nxënësja e klasës së gjashtë që u raportua si e zhdukur, familjarët tregojnë gjendjen e saj

Sonila Mehmeti mbrëmë vonë, është gjetur dhe i është kthyer familjes në Podujevë.

Familjarë të saj, kanë konfirmuar se vajza e tyre është gjetur dhe është shëndosh e mirë.

Gjatë ditës së djeshme, familja e saj kishin njoftuar mediet se janë në kërkim të vajzës e cila është nxënëse e klasë së gjashtë.

Ajo raportohej se ishte zhdukur gjatë të enjtes në Komunën e Podujevës.

Sonila Mehmeti e cila po vijonte mësimet në shkollën “Ibrahim Rugova”, pas përfundimit të mësimit nuk ishte kthyer në shtëpi.

Familjarët e saj nuk kanë folur më shumë për rastin, por kanë thënë se ajo është gjetur shëndosh e mirë dhe tashmë është në shtëpi. /Fokusi.info/